Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1-1

Mungon Wall, mungon fitorja

nba.com

Mungon Wall, mungon fitorja


6 May, 2015 @14:44

Forma e shkëlqyer e Washingtonit, të cilët e përfunduan pa humbje raundin e parë, përfundoi dje në ndeshjen e dytë të serisë së gjysmëfinales kundër Atlanta Hawksit.

Mungesa e yllit John Wall, i cili e lëndoi dorën në ndeshjen e parë, ndikoi dukshëm te magjistarët, ku u mposhtën me rezultat 106-90.

Tek shqiponjat e Atlantës, më i miri ishte DeMarre Carroll, me 22 pikë të shënuara, i cili është ndihmuar edhe nga Paul Millsap me 18 pikë e 11 kërcime.

Ndërsa te Washingtoni, 21 pikët e Ramon Sessions, nuk mjaftuan për ta mbuluar mungesën e John Wallit.

Ndeshja e tretë e serisë, do të luhet në Washington më 9 maj.

SKEMA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA