PLAY-OFF GAME 3

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Edhe një rast për Yllin
5 May, 2015 @13:02
Basketbollistët e Yllit kanë rastin e fundit për të zgjatur serinë gjysëmfinale të Play-Offit ndaj Prishtinës nesër mbrëma.
Skuadra e Agron Berishës është në disavantazh 2-0 ndaj Prishtinës në këtë seri dhe ekipi që arrin së pari tre fitore kualifikohet për në finale. E Prishtina, nëse nuk do zgjatjen e muhabetit edhe më shumë - duhet të shënojë fitore.
Kujtoni ndeshjen e parë të serisë
Kampionët në fuqi morrën epërsinë 1-0 në seri në kryeqytet, pastaj bën një pauzë në Superligë, për të fituar trofeun e ligës ballkanike, ndërsa menjëherë pas saj udhëtuan për në Suharekë për të bërë 2-0 serinë.
Kujtoni ndeshjen e dytë të serisë
Ndeshja zhvillohet nesër mbrëma në 13 qershori të Suharekës dhe pritet të shihet nëse Ylli do të vazhdojë serinë, apo do të përfundojë stinorin nesër.
Peja është finalistja e parë e Play-Offit të Superligës, pasi që mposhti Bashkimin 3-1 në seri gjysmëfinale. Verdhezinjtë kanë arritur finalen e tretë me radhë.