KAMPIONI I BIBL

Edmond Azemi, kapiten i Prishtinës, duke pranuar trofeun e BIBL në Bullgari/ Foto: photobasketball/Facebook
Ministria shpërblen Prishtinën
4 May, 2015 @14:03
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shpërblyer fituesen e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, me shumë prej 10 mijë eurove, ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.
Derisa ekipi prishtinas po takohet me drejtuesit e vendit pas suksesit në BIBL, Kujtim Shala, Ministër i KRS-së ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me kreun e Sigal Prishtinës, ku ekipi bardhekaltër që solli trofeun e parë ndërkombëtar në sporte ekipore të Kosovë ka fituar shumën prej 10 mijë eurove.