SHTRIKS

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Idetë e reja në Prishtinë
4 May, 2015 @13:09
Në një letër përshëndetëse pas përfundimit të stinorit në Balkan League, Shay Shtriks, drejtor menaxhues i kësaj lige, ka bërë të ditur se takimi vjetor i radhës të anëtarëve të Bordit të BIBL do të mbahet në Prishtinë.
Pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në FIBA në mars të këtij viti, kemi vendosur që të mbajmë takimin vjetor të radhës aty, ka shkruar ndër të tjera Shtriks në këtë letër të botuar në faqen zyrtare të BIBL, balkanleague.net.
“Do të preznetojmë idetë e reja dhe kushtet tjera që do të mund të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të organizatës dhe basketbollit për stinorin tjetër,” ka shkruar ndër të tjera ai.
Sigal Prishtina ka arritur të triumfojë në stinorin e shtatë të BIBL, prej se organizohet kjo ligë, ndërsa para stinorit të tetë Shtriks pret që të bëhen së paku 12 skuadra pjesëmarrëse në këtë ligë për stinorin tjetër si dhe të shtohen edhe dy federata tjera pjesëmarrëse.
Takimi në fjalë pritet të mbahet më 28 maj.