PLAY-OFF GAME 2

BOROZANI/Lis Dorambari
Prishtina i afrohet finales
2 May, 2015 @20:59
Prishtinës tashmë i mungon edhe një fitore për të arritur finalen e Play-Offit të Superligës.
Ekipi bardhekaltër i motivuar me fitore të titullit në ligën ballkanike, nuk ka pasur shumë telashe ndaj Yllit sonte duke shënuar fitore në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-Offit të zhvilluar sonte në palestrën 13 qershori të Suharekës.
Sigal Prishtina ka krijuar epërsi 10 pikëshe që në çerekun e parë të ndeshjes, për të vazhduar me ritëm të mirë deri në fund të pjesës së parë.
Ylli edhe pse luajti pak më mirë në çerek të dytë, kampioni aktual i Kosovës nuk i dha shumë hapësirë për tu afruar duke e mbajtur distancën në pikë deri në fund të ndeshjes për të ngritur epërsinë në 2-0.
Ndeshja e ardhshme gjysmëfinale luhet përsëri në Suharekë, ku Ylli do të tentojë të zgjasë serinë sadopak. Në rast se fiton Prishtina, në ndeshjen tjetër, me 3 fitore do të shkojë në finale ku e pret Peja, e kualifikuar më parë.
Jordan Hulls ka qenë lojtari i ndeshjes për Prishtinën sonte. Organizatori amerikan i Prishtinës ka shënuar 22 pikë, duke qenë lojtari më efikas i bardhekaltërve, ndërsa ka shtuar edhe 8 kërcime e 6 asistime në fitoren e ekipit të tij.
Dardan Berisha shtoi 20 pikë tjera, bashkë me 3 asistime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Blerim Mazreku, Julian Mavunga dhe Edin Bavcic.
Te Ylli më efikasi ishte Najee White. White përfundoi ndeshjen me 27 pikë e 15 kërcime, duke regjistruar double-double’in e radhës për ekipin e tij. Double-double regjistroi edhe Urim Zenelaj, derisa banka rezervë e Yllit nuk ndihmoi me asnjë pikë sonte.
Statistikat ekipore
YLLI | PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 16 | 26 | |
Çereku i dytë | 17 | 22 | |
Çereku i tretë | 29 | 23 | |
Çereku i katërt | 19 | 17 | |
Kërcime | 41 | 37 | |
Asistime | 16 | 21 | |
Bllokada | 2 | - | |
Topa të vjedhur | 6 | 6 | |
Topa të humbur | 13 | 8 | |
Tentime për tre pikë | 6/18 (33%) | 14/33 (42%) | |
Tentime nga loja | 33/69 (48%) | 32/71 (45%) | |
Gjuajtje të lira | 9/22 (41%) | 10/17 (59%) |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 27 pikë | 15 kërcime | 3 asistime |
2 | Derrick Washington | 17 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
3 | Urim Zenelaj | 15 pikë | 17 kërcime | 2 asistime |
4 | Charles Hammork | 14 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
5 | Artin Gashi | 8 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Prishtina
1 | Jordan Hulls | 22 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
2 | Dardan Berisha | 20 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
3 | Blerim Mazreku | 14 pikë | 1 kërcim | - |
4 | Edin Bavcic | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Julian Mavunga | 13 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
6 | Edmond Azemi | 3 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 3 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Bojan Trajkovski | 0 pikë | 10 asistime | - |