ATLANTA

nba.com
Kundërshtari i Washingtonit, Hawks
2 May, 2015 @13:52
Skuadra më e mirë e Konferencës Lindore në stinor të rregullt, Atlanta Hawks, arriti ta eliminoj Brooklyn Netsin, në ndeshjen e gjashtë të serisë.
Shqiponjat e Atlantës, dy ndeshjet e para i fituan, por Brooklyn Netsi, edhepse ishte skuadra e fundit që e arriti Play Offin, me dy ndeshjet e fituara, tregoi se nuk dëshironte që të dorëzohet lehtë.
Megjithatë, Atlanta është këndellur shumë shpejtë, për ta përfunduar serinë me rezultat 4-2, derisa ndeshja e fundit përfundoi me rezultat 111-87.
Paul Milsap me 25 pikë e 9 kërcime, ishte më i dalluari, kurse në anën tjetër, Brook Lopezi me 19 pikë e 7 kërcime, nuk arriti ta mbrojë skuadrën nga eliminimi.
Atlanta me 3 maj do të përballet me Washingtonin.
Video
Atlanta - Brooklyn