MEMPHIS

nba.com
Arushat në gjysmëfinale
30 April, 2015 @13:23
Arushat e Memphisit, pa problem arritën ta eliminojnë Portland Trail Blazersin, me rezultat 4-1 në seri.
Ndeshja e fundit përfundoi me rezultat 99-93, ku spanjolli Marc Gasol, ishte lojtari i ndeshjes me 26 pikë e 14 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Courtney Lee me 20 të tjera.
Kurse në anën tjetër, 33 pikët e CJ McCollum, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë.
Tani Mempshisi, në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën më në formë në NBA, Golden State Warriors, me 3 maj.
Video
Memphis-Portland