MEDIA

Foto: photobasketball/Facebook
Rilski i zhgënjyer
30 April, 2015 @9:02
Sigal Prishtina është kampion i ri i ligës ballkanike në basketboll. Loja e mirë në çerekun e dytë theu akullin dhe fundi gjeti Prishtinën kampione.
Vendasit në Samokov në faqen tyre zyrtare janë shprehur të zhgënjyer me humbjen në finalen e madhe të BIBL, duke shkruar se përkundër që palestra u mbush me tifozë që anonin për ekipin e tyre, ata nuk arritën t’i gëzonin në fund, pasi që Prishtina luajti më mirë në pjesë të dytë të ndeshjes.
Si arsye kryesore faqja e ekipit bullgar ka shkruar se ka qenë bllokimi i Zarko Rakocevicit dhe Vernon Taylorit, ku i pari shënoi 5 pikë derisa i dyti 14 tjera në humbjen e ekipit.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina ka arritur të sjellë trofeun e parë ndërkombëtar në sporte ekipore në Kosovë dhe ka hyrë në histori të vendit si ekip i parë që ka arritur të fitojë një trofe jashtë kufijve.