BARCHOVSKI

BOROZANI/D.S.
Favorit jemi ne
28 April, 2015 @15:30
Trajneri i Rilski Sportistit, Rosen Barchovski, u shpall trajneri më i mirë i stinorit në Balkan League, ditë më parë.
Ai do të merr çmimin e më të mirit nesër para finales përcaktuese ndërmjet ekipit të tij dhe Prishtinës, që zhvillohet në Samokov të Bullgarisë.
Me këtë rast, ai ka dhënë opinionin e tij dhe pritjet para finales për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
“Lojtarët janë në formë të mirë si fiziki ashtu edhe psikike. Janë duke u stërvitur me buzëqeshje, që tregon vetëbesimin e tyre para ndeshjes vendimtare,” ka thënë fillimisht Barchovski.
Më tej, ai ka komentuar se ekipi i tij tash ka marrë statustin e favoritit në ndeshje ndaj Prishtinës.
“Ata ishin favoritë të pastër, ndërsa tash gjërat ndërruan dhe pritjet te ne janë më të mëdha si ekip që luajmë vendas në ndeshjen e dytë. Sa i përket lojës, nuk do të bëj ndërrime të mëdha. Nuk jam adhurues i ndryshimeve të mëdha taktike dhe do të luajmë lojën tonë të zakonshme,” ka shtuar ndër të tjera trajneri bullgar.
Rilski Sportist ka pësuar me dy pikë epërsi nga Sigal Prishtina në ndeshjen e parë finale të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të zhvilluar javën e kaluar në kryeqytetin tonë.