4-0

nba.com
Pelikanët përfundojnë stinorin
26 April, 2015 @10:38
New Orleans Pelicans, në ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt, luftoi me mish e me shpirt, për t’u inkuadruar në Play Off, ku edhe e arriti qëllimin.
Por, në Play Off përpara tyre doli, Golden State Warriors, të cilët dominuan në seri duke i fituar të gjitha ndeshjet (4-0).
Ndeshja e fundit e serisë, përfundoi me rezultat 109-98.
Stephen Curry ishte fenomenal me 39 pikë, 9 asistime e 8 kërcime dhe ishte shumë afër shifrave magjike triple-double.
Në anën tjetër, Anthony Davis luajti me 36 pikë e 11 kërcime, por nuk mjaftoi për ta ndalur skuadrën e tij nga eliminimi.
Luftëtarët e trajnerit Steve Kerr, tani në gjysmë finale të Konferencës Perëndimore, do të përballen me fituesin nga përballja Memphis Grizzlies -Portland Trail Blazers, ku rezultati aktual është 3-0 në favor të Memphisit.
Video
Golden State-Pelicans