40 PIKË

nba.com
Curry-ozitet për fitore
24 April, 2015 @10:22
Çdo gjë ishte në favor të New Orleans Pelicansit deri në çerekun e katërt.
Pelikanët, përgatiteshin për fitoren e parë në seri ndaj Golden Stateit, por e harrun faktorin Stephen Curry.
Curry i cili ishte i pa ndalshëm dje, së pari e dërgoi ndeshjen në vazhdime, pastaj ia solli fitoren skuadrës me rezultat 123-119.
27 vjeçari Curry, luajti me 40 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 28.
Në anën tjetër, Anthony Davis, u dallua me 29 pikë e 15 kërcime, por nuk mjaftuan.
Stephen, pas ndeshjes tha se duhet që ta festojnë këtë arritje sonte pasi që janë një fitore afër që ta eliminojnë kundërshtarin.
Rezultati në seri është 3-0 në favor të luftëtarëve, kurse ndeshja e radhës do të luhet përsëri në New Orleans, me datën 25 prill.
Video
Stephen Curry