PLAY-OFF GAME 4

Foto: Real Madrid Baloncesto
E treta e vërteta, për Real Madridin
23 April, 2015 @21:19
Real Madrid është vetëm një ndeshje larg finales së tretë me radhë në Euroleague. Pas dy finaleve të humbura në Londër 2013 dhe Milano 2014, tashmë Los Blancos kanë rastin që me fitore ndaj Fenerbahçes në gjysmëfinale të Finar Fourit të sigurojnë finalen në palestrën e vetë - duke shpresuar që të fitojnë më në fund trofeun e më të mirit në Europë.
Madrilenët sonte mposhtën Anadolu Efesin në Play-Off, në përballjen e katërt në mes tyre, për të dalë në Final Four me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga 4 ndeshje.
Rudy Fernandez ka qenë më efikasi në fitoren e madrilenëve, duke shënuar 17 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime në fitore, derisa Sergio Llull kontribuoi me 14 pikë e 5 asistime.
Anadolu Efes nuk kishte fuqi që të çojë përballjen në ndeshjen e pestë, derisa vetëm dy basketbollistë të ekipit turk arritën pikë dyshifrore sonte. Nenad Krstic luajti me 16 pikë, derisa Matt Janning kontribuoi me 10 pikë tjera. Sidoqoftë, Dario Saric ka qenë lojtari më i mirë i ekipit nga Stambolli, që përfundoi stinorin në Euroleague me 9 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime në përballje me madrilenët.
Real Madrid për herë të fundit titullin e më të mirit në Europë e ka fituar në vitin 1995, 20 vite më parë.
SKEMA PLAY-OFF DHE ÇIFTET FINAL FOUR 2015