SHTYHEN NDESHJET
BOROZANI/D.S.
Ndeshjet e Prishtinës me Yllin, shtyhen
23 April, 2015 @8:29
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, është bërë e ditur se ndeshjet gjysmëfinale të Play-Offit ndërmjet Yllit të Suharekës dhe Prishtinës janë shtyer për muajin e ardhshëm.
Arsyeja për këtë shtyerje ka qenë ndeshja e dytë finale e ligës ballkanike ku Prishtina duhet të udhëtojë për në Samokov të Bullgarisë, për tu ndeshur me Rilskin.
Skuadra e Yllit ka pranuar këtë kërkesë të Prishtinës dhe kështu seria gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, që aktualisht është 1-0 në të mirë të Prishtinës dhe duhet të vazhdojë me së paku dy ndeshje në Suharekë, do të luhet pas datës 29 prill.
Prishtina kishte fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Play-Offit ndaj Yllit.
Në anën tjetër, Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e parë finale të BIBL.