DEKLARATAT PAS NDESHJES
BOROZANI/D.S.
“Euforia ndikoi në rezultat”
21 April, 2015 @23:46
Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, ka sqaruar arsyet sipas tij që ndikoi në rezultatin final të ndeshjes ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rilskit, në kuadër të ndeshjes së parë të finales së Ligës Ballkanike.
“Edhe më herët kam thënë se kjo nuk është e njëjtë sikurse në ndeshjet e fazës grupore. Kjo është një finale dhe ka një dallim gjigant. Mbrojtja e tyre ishte e fortë, por ne huqëm në shumë tentime për të shënuar. Unë kërkova nga lojtarët e mi që të luajnë me tre lojtarë të mëdhenj kur e morrëm epërsinë, por për shkak të euforisë, ata filluan të luajnë individualisht dhe kjo ishte arsyeja se përse nuk arritëm të krijojmë një epërsi të lartë.
Ne tentuam të arrijmë në rezultat me anë të tre pikëve, por ishim të pafat. Besojmë se nëse nuk i përsërisim gabimet e njëjta, do të arrijmë këtë në Bullgari,” tha Ilievski, transmeton faqja balkanleague.net.
Sigal Prishtina ka shënuar fitore me dy pikë epërsi ndaj Rilskit, 74-72, fitore kjo që nuk garanton asgjë para ndeshjes së kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Bullgari.