Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATAT PAS NDESHJES

Ndihmëstrajneri i Rilskit lakmon atmosferën në Prishtinë

BOROZANI/ Erdis Driza

Ndihmëstrajneri i Rilskit lakmon atmosferën në Prishtinë


21 April, 2015 @23:15

Ndihmëstrajneri i Rilskit, Ludmil Hadjisotirov, në deklaratën e tij të pas ndeshjes, lëvdoi atmosferën e krijuar në Prishtinë, derisa ka dhënë komplimente për lojën e skuadrës së tij, megjithë humbjen e pësuar sot në përballje ndaj bardhekaltërve.

“Mendoj se kemi bërë punë të mirë duke e kontrolluar tempon e lojës në një atmosferë të zjarrtë dhe tifozë të mrekullueshëm në Prishtinë që e përkrahnin skuadrën e tyre. Prishtina është një skuadër e fortë me lojtarë të shkëlqyer dhe trajner shumë të mirë. Për ne, ardhja këtu, kontrollimi i tempos dhe menaxhimi i lojës tonë në të shumtën e kohës ishte e mirë. Kjo është vetëm pjesa e parë e finales. Janë dy ndeshje, kështu që tani duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës,” tha Hadjisotirov, transmeton faqja zyrtare e Ligës Ballkanike, balkanleague.net.

Raporti i ndeshjes Sigal Prishtina - Rilski.

Më tej, ai tha se shpreson në përkrahje të ngjshme sikurse në Prishtinë edhe të tifozëve të tyre në ndeshjen e kthimit. 

“Ne presim përkrahjen e tifozëve tanë në ndeshjen e ardhshme. Shpresojmë të kemi atmosferë të ngjashme dhe të kemi një festë basketbolli për Bullgarinë dhe Ligën Ballkanike. Ne presim të luajmë fortë dhe do të luajmë për fitore. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë pasi që Prishtina është vërtetë skuadër e fortë. Do të jetë luftë për çdo pozitë, për çdo pikë. Shpresoj të kemi përkrahje dhe të kemi fat. Do të qëndrojmë së bashku dhe do të luajmë ashtu siç kemi luajtur gjatë tërë vitit,” përfundoi Hadjisotirov.

Ndeshja e dytë e finales së Ligës Ballkanike që do ta përcaktojë kampionin e ri, do të luhet më 29 prill në qytetin Samokov të Bullgarisë.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League