Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2-0

Chicago lulëzon me “Rose”

Chicago lulëzon me “Rose”


21 April, 2015 @9:58

Se sa është i rëndësishëm Derrick Rose për Chicago Bullsin, dje është vërtetuar edhe një herë.

Me dirigjimin e tij në ndeshje, demat e Chicagos, arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 91-82, për të marrë 2-0 epërsinë në seri.

Më së shumti pikë ka shënuar Jimmy Butler (31), derisa Rose luajti me 15 pikë, 9 asistime e 7 kërcime, ku duhet të ceket se erdhi nga një lëndim shumë i rëndë.

Në anën tjetër, 22 pikët e Khris Middletonit, nuk mjaftuan për skuadrën e Jason Kiddit.

Kjo ishte fitorja e dytë e demave, tani seria do të bartet tek palestra e Milwaukeet, ku ndeshja e tretë do të zhvillohet me 23 prill.

SKEMA PLAYOFF NBA 2015.


Video

Jimmy Butler



 
Të gjitha lajmet nga NBA