PLAY-OFF

Foto: Euroleague.net
Kenan Spahi në Final Four, Fener eliminon kampionin
20 April, 2015 @22:31
Fenerbahçe ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë me radhë ndaj Maccabi Tel Avivit në Play-Off të Euroleague dhe kështu është bërë ekipi i parë që ka siguruar Final Fourin 2015.
Ekipi turk, ku luan edhe prishtinasi Kenan Spahi ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj izraelitëve, të cilët janë fituesit e fundit të Euroleague.
Nikos Zizis ka qenë lojtari më efikas te Fenerbahçe me 19 pikë, derisa Kenan Spahiu ka luajtur për 8 minuta në këtë ndeshje.
Video
Maccabi - Fenerbahçe 74-75