BARCHOVSKI

Foto: Balkanleague.net via lap.bg
Atmosfera s’ndikon te ne
20 April, 2015 @19:55
Trajneri i Rilski Sportistit, Rosen Barchovski ka thënë se atmosfera që po krijohet në Kosovë - nuk do të ndikojë te lojtarët e tij.
“Do të luajmë për herë të katërt në Kosovë këtë stinor. Kemi luajtur në këtë atmosferë dhe kemi fituar dy herë Pejën, prandaj kjo nuk do të ndikojë te lojtarët e mi. S’mërzitem fare për atmosferën,” ka thënë Barchovski, transmeton sot faqja zyrtare e ligës ballkanike.
Më tej, tekniku bullgar ka bërë të ditur se ekipi i tij do të shikojë mundësinë që të luaj lojën e vetë dhe të mos bie në kurth të lojës së Prishtinës, duke luajtur lojën e saj.
“Pres të jemi shumë më të mirë sesa në ndeshjet e kaluara ndaj Prishtinës. Ndeshja natyrisht që do të jetë e vështirë, por ne besoj që do të kontrollojmë rezultatin. Nuk besoj që do të ndodh ajo që na ndodhi në ndeshjet e kaluara,” ka shtuar ai.
Rilski Sportist do të jetë mysafir i Prishtinës nesër, derisa më 29 prill në Samokov do njëra nga skuadrat finaliste, do të ngris trofeun e ligës ballkanike.
Prishtina kishte fituar dy herë Rilskin gjatë stinorit të rregullt.