Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GSW-NOP

Luftëtarët tregojnë forcën

nba.com

Luftëtarët tregojnë forcën


19 April, 2015 @10:29

Siç është pritur Golden State Warriors, nuk ka lënë hapësirë për befasi në përballjen me New Orleans Pelicans, duke i mposhtur me rezultat 106-99.

Stephen Curry, ishte më i mirë tek Golden State me 34 pikë e 5 asistime, ndërsa në anën tjetër te pelikanët, nuk mjaftuan 35 pikët e Anthony Davisit, për të bërë më shumë.

Kam qenë i mbyllur dhe i fokusuar tërë natën, në ato situata, ju dëshironi që ta keni mbështetjen nga gjithë tifozët, i përjetuam disa çaste të çuditshme, sidomos kur ata sulmuan në pjesën e dytë, por në Play Off, ju duheni të prisni çdo gjë dhe sa herë që jeni në parket, ju duheni të përpiqeni që ta bëni dallimin,” ka thënë ylli i Golden Stateit, Curry, që përfundoi ndeshjen me 34 pikë, ku gjysma e më shumë e tyre ishin atraktive dhe çuan publikun në këmbë. 

Golden State, kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e radhës do të luhet me 20 prill, përsëri tek ORACLE Arena.

SKEMA PLAYOFF NBA 2015.


Video

Anthony Davis dhe Stephen Curry



 
Të gjitha lajmet nga NBA