TOP 10 NGA XHIROJA E FUNDIT

Foto: KB Prishtina/Facebook
Driton Bajrami, lojtari i javës
17 April, 2015 @14:21
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Driton Bajrami, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës, sipas Eurobasketit.
Bajrami, që morri besimin e Marjan Ilievskit pardje në ndeshje ndaj Kastriotit përfundoi ndeshjen me performancë të hatashme duke shënuar 26 pikë, 7 asistime dhe 16 kërcime për ekipin e tij në fitore rutinore.
Kështu, ai për herë të parë në karrierë të tij morri këtë çmim nga Eurobasket.com.
Statistikat e ndeshjes ku shkëlqeu Bajrami.
Pas tij u radhitën: Korab Prekazi (Vëllaznimi), Drilon Hajrizi (Peja), Derrick Washington (Ylli), Mërgim Jakupi (Sigal Prishtina), Najee White (Ylli), Arian Tahiri (Trepça), Fikret Handzic (Trepça), Charles Hammork (Ylli) dhe Urim Zenelaj (Ylli).
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Driton BAJRAMI | Sigal Prishtina | ||
2 | Korab PREKAZI | Vëllaznimi | ||
3 | Drilon HAJRIZI | Peja | ||
4 | Derrick WASHINGTON | Ylli | ||
5 | Mërgim JAKUPI | Sigal Prishtina | ||
6 | Najee WHITE | Ylli | ||
7 | Arian TAHIRI | Trepça | ||
8 | Fikret HANDZIC | Trepça | ||
9 | Charles HAMMORK | Ylli | ||
10 | Urim ZENELAJ | Ylli |