DREJTËSIA NDAHET NGA...

BOROZANI/Erdis Driza
BIBL, përcakton referët e finaleve
17 April, 2015 @13:00
Sot, drejtuesit e Balkan League-së përmes faqes së tyre zyrtare kanë bërë të ditur zyrtarët e ligës që do të jenë të deleguar në ndeshjet finale ndërmjet Prishtinës dhe Rilskit.
Kështu, si refer kryesor i ndeshjes së parë Prishtina - Rilski që zhvillohet në Prishtinë më 21 prill është përzgjedhur rumuni, Marius Culin.
Ndërsa, në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Bullgari, refer kryesor do të jetë boshnjaku Ademir Zurapovic.
Zyrtarët e ndeshjeve finale:
21 prill, Prishtinë | Sigal Prishtina-Rilski | Komisioner: Ion Olaru (RUM), Gjyqtarët: Marius Ciulin (RUM), Zdravko Rutesic (MZ) dhe Igor Dragojevic (MZ); | |
29 prill, Samokov | Rilski-Sigal Prishtina | Komisioner: Giorgi Pierpkov (MAQ), Gjyqtarët: Ademir Zurapovic (BOS), Haris Bijedic (BOS) dhe Ognjen Jokic (MZ); |