PLAY-OFF GAME 2

Fenerbahçe e Kenan Spahiut, një hap para Final Fourit
16 April, 2015 @21:54
Fenerbahçe ka arritur që të mposht për herë të dytë me radhë kampionin aktual të Euroleague, Maccabi Tel Avivin.
Sonte, Kanarinat e Stambollit kanë qenë dukshëm më të mirë se kundërshtari izraelit, posaçërisht në pjesë të parë të ndeshjes.
Pas çerekut të parë, Maccabi u këndell, por nuk arriti asnjëherë gjatë ndeshjes të shkrijë epërsinë 16 pikëshe të krijuar në çerek të parë, derisa ndeshja përfundoi 82-67 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Zeljko Obradovic.
Kenan Sipahiu luajti sonte 16 minuta në fitoren e Fenerit, duke kontribuuar me 5 pikë, 1 kërcim dhe 1 top të vjedhur në ndeshje.
Më i miri te Feneri ishte Nemanja Bjelica me 9 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime, derisa më efikasi Andrew Goudelock me 19 pikë të shënuara.
Te Maccabi më i dalluari ka qenë Jeremy Pargo përsëri, që me 16 pikë e 4 asistime nuk morri përkrahjen e nevojshme nga bashkëlojtarët për të bërë më shumë në këtë përballje.
Fenerbahçe udhëheq serinë 2-0 tani dhe i duhet edhe një fitore në njërën nga cilado ndeshjet e radhës për të arritur Final Fourin.