NESËR, NDESHJA E FUNDIT

BOROZANI/Lis Dorambari
Prishtina, e palodhshme
15 April, 2015 @21:24
Ndeshja e vetme e pazhvilluar e stinorit të rregullt të Superligës, ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës do të luhet nesër, ka paralajmëruar faqja e ekipit kampion në Facebook.
As 24 orë pas fitores ndaj Kastriotit, që e shënuan nesër, bardhekaltërit do të ndeshen me Trepçën (që luan në cilësinë e vendasit në Prishtinë), për të përfunduar shpejtë-e-shpejtë stinorin e rregullt para finales së ligës ballkanike që i pret javën e ardhshme.
Natyrisht, e njejta gjë vlen edhe për Trepçën - pasi që ekipi mitrovicas i bën favor bardhekaltërve duke luajtur brenda 24 orëve ndeshjen e radhës, kur dihet që edhe ata posa e kanë përfunduar ndeshjen ndaj Yllit.
Marjan Ilievski sot nuk shfrytëzoi thuajse fare yjet e skuadrës, derisa luajti me lojtarët që zakonisht janë rezervë, ndërsa mbetet të shihet se kë do ta përdorë më shumë nesër ndaj Trepçës.