SEZAI SURROI - PRIZREN

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja tregon forcën para Play-Offit
15 April, 2015 @20:43
Peja ka arritur të shënojë fitore ndaj Bashkimit në Prizren, në derbin e xhiros së fundit të Superligës. Borozani.com
Verdhezinjtë kanë qenë më të mirë sesa prizrenasit gjatë gjithë takimit, duke krijuar epërsi çerek pas çereku për të fituar me 15 pikë diferencë në fund.
Drilon Hajrizi ka qenë fenomenal sonte në Sezai Surroi. Hajrizi shënoi 31 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime në fitoren e Pejës, derisa përveç tij vetëm edhe Mario Austin, që u kthye nga lëndimi, bashkë me Fisnik Rugovën shënuan pikë dyshifrore. Austin shënoi 13, Rugova shtoi 10 të tjera në fitoren e Pejës.
Te Bashkimi më i dalluari ka qenë boshnjaku me përvojë, Mujo Tuljkovic. Muja shënoi double-double prej 16 pikëve dhe 11 kërcimeve, derisa përveç tij, vetëm edhe qendra amerikane Mark Dawson shënoi pikë dyshifrore te ekipi i portokalltë. Dawson përfundoi ndeshjen me 20 pikë dhe 9 kërcime.
Kjo ka qenë ndeshja e fundit e stinorit të rregullt për këto dy ekipe, ku Peja ka mposhtur për herë të katërt Bashkimin këtë stinor.
E Peja - Bashkimi është edhe çifti që do të përballet në gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës, ku pritet sadopak që të jetë më nxehtë.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | PEJA | ||
Çereku i parë | 12 | 17 | |
Çereku i dytë | 17 | 24 | |
Çereku i tretë | 19 | 24 | |
Çereku i katërt | 12 | 10 | |
Kërcime | 30 | 34 | |
Asistime | 13 | 27 | |
Bllokada | 3 | 3 | |
Topa të vjedhur | 6 | 10 | |
Topa të humbur | 15 | 17 | |
Tentime për tre pikë | 3/21 (14%) | 9/21 (43%) | |
Tentime nga loja | 23/65 (35%) | 30/59 (51%) | |
Gjuajtje të lira | 11/15 (73%) | 6/13 (46%) |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 20 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Mujo Tuljkovic | 16 pikë | 11 kërcime | - |
3 | Jasques Streeter | 6 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
4 | Adnan Mustafa | 5 pikë | 1 asistim | - |
5 | Tom Tankelewicz | 4 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Muhamed Hasani | 4 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Kreshnik Juniku | 4 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Qëndrim Biraj | 1 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 31 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
2 | Mario Austin | 13 pikë | 2 kërcime | - |
3 | Fisnik Rugova | 10 pikë | 5 kërcime | 2 bllokada |
4 | Jozo Brkic | 8 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Nic Wise | 6 pikë | 1 kërcim | 8 asistime |
6 | Alban Veseli | 4 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
7 | Janou Rubin | 3 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |