PËRZGJEDHËSI

BOROZANI/Lis Dorambari
Selmani, selektor i Kosovës U-20
15 April, 2015 @18:38
Pas propozimit të Këshillit Profesional, Bordi i Federatës së Kosovës ka emëruar trajnerin e ekipit mitrovicas Trepça, Ilir Selmanin, selektor të reprezentacionit të Kosovës të grupmoshave U-20.
Selmani, që po drejton Trepçën aktualisht, në ndërkohë duhet të kompletojë shtabin teknik dhe të paraqes programin e punës në afat sa më të shkurtër.