FUNDI I STINORIT TË RREGULLT

BOROZANI/Erdis Driza
Xhiroja e fundit, në mesjavë
14 April, 2015 @14:18
Federata e Basketbollit të Kosovës ka botuar sot terminet e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit, para Play-Offit.
Kështu, ndeshjet do të zhvillohen në mesjavë, pra nesër dhe pasnesër, ku pritet të kryhen formalisht, pasi që nuk do të ndërrojnë thuajse asgjë në renditje, përveç pikëve të reja dhe koshaverazhit.
Tre ndeshje zhvillohen nesër, ku theksohet derbi ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, që është edhe një parahyrje për skuadrat para Play-Offit, ku pritet të takohen këto dy, derisa Vëllaznimi-Besa dhe Ylli-Trepça përfundojnë ditën.
Të enjten luhet Kastrioti-Sigal Prishtina, derisa FBK ka lajmëruar gjithashtu se ndeshja e mbetur Prishtina-Trepça duhet të luhet patjetër gjatë kësaj jave.
Tabela aktuale dhe të gjitha rezultatet e stinorit
Orari dhe datat e xhiros XXVIII:
E mërkurë, 18:00 | Vëllaznimi - Besa | Përballjet e deritashme: VËL 1-2 BES | |
E mërkurë, 19:00 | Bashkimi - Peja | Përballjet e deritashme: BAS 0-3 PEJ | |
E mërkurë, 19:00 | Ylli - Trepça | Përballjet e deritashme: YLL 2-1 TRE | |
E enjte, | Kastrioti - Sigal Prishtina | Përballjet e deritashme: KAS 0-3 PRI |