CHICAGO

Rose “MVP”, Bulls mposht 76ers’at
12 April, 2015 @12:21
Derisa Derrick Rose u vendos në vijën e gjuajtjeve të lira vonë në ndeshje kur tashmë Chicago Bulls kishte siguruar fitoren ndaj Philadelphia 76ers, disa tifozë në United Center filluan të brohorisnin “M-V-P! M-V-P!”
Kjo nuk ka të bëj me atë se Rose këtë stinor do të fitojë këtë çmim, pasi që mungojë mbi dy muaj për shkak të një operimi në gju.
Por, tifozët me këtë dëshiron t’i thonin atij se është kthyer në formën e tij të vjetër, pas vetëm tre ndeshjeve që nga rikthimi në parket.
Rose shënoi 22 pikë dhe 8 asistime në vetëm 28 minuta lojë, në fitoren e Chicago Bulls ndaj Philadelphias.
Qendra spanjolle Pau Gasol me 24 pikë dhe 13 kërcime mbajti në lojë Demat, derisa Jimmy Butler shtoi 15 pikë e 3 asistime tjera në fitore.
Te Philadelphia, që ka bilanc shumë të dobët këtë stinor (18 fitore, 62 humbje) më i dalluar ka qenë Robert Covington me 22 pikë të shënuara.
Bulls me këtë fitore ka arritur bilancin 48-32 dhe po garon që në fund të fitojë vendin e tretë në Konferencë Lindore për t’ia nisur Play-Offit nga një pozitë më e mirë.