GRUPI E

Foto: euroleague.net
Kampioni siguron Play-Offin në Berlin
9 April, 2015 @22:22
Kampioni i Europës në basketboll, Maccabi Tel Aviv, përmes amerikanit Devin Smith, që shënoi 28 pikë në Berlin sonte, ka arritur të sigurojë vendin e tretë në Grupin E të Euroleague.
Ekipi izraelit ka mposhtur Alba Berlinin, që me fitore kishte mundësi kualifikimi.
Gjermanët 10 minuta para fundit të takimit ngushtuan rezultatin në 51-53, mirëpo çereku i fundit u takoi bindshëm kampionëve aktual të cilët dolën fitues në fund.
Maccabi përfundoi fazën grupore të Euroleague me bilanc 9-5, derisa Alba me 7-7.