NË FUNDJAVË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Duele interesante në xhiron e parafundit
9 April, 2015 @15:01
Xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt të Superligës nis të shtunën, ka bërë të ditur në njoftimin e saj Federata e Basketbollit të Kosovës, FBK, sot.
Kështu, janë përcaktuar terminet dhe gjyqtarët e ndeshjeve për takimet e parafundit të stinorit, para se të fillojë Play-Offi.
Të shtunën, Sigal Prishtina do të takohet me Yllin, që pritet ta ketë edhe kundërshtar në gjysmëfinale të Play-Offit, ndërsa Peja pret Vëllaznimin që befasoi xhiron e shkuar Bashkimin në Prizren.
Të dielën luhen dy ndeshje tjera, ku Trepça pret Bashkimin në derbin e ditës, derisa Besa-Kastrioti do të luftojnë për të siguruar Play-Outin e Superligës, në derbin e fundit të tabelës.
Ndeshja Besa-Kastrioti pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar fatin e dy skuadrave në fjalë.
Aktualisht Besa është duke udhëhequr në përballje me 2-1, ndërsa ka koshaverazh +18, që do të mund të hyjë në llogari nëse fitojnë ferizajasit. Nëse fiton Besa, Kastrioti përshëndetet nga elita.
Tabela aktuale e Superligës dhe ndeshjet
Orari i xhiros së XXVII:
E shtunë, 15:00, Prishtinë | Sigal Prishtina - Ylli | Përballjet e deritashme: PRI 3-0 YLL | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Artan Gashi, Kushtrim Shala. |
E shtunë, 17:00, Pejë | Peja - Vëllaznimi | Përballjet e deritashme: PEJ 3-0 VËL | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Ilhan Xhaka, Elion Obërtnica. |
E diel, 17:00, Drenas | Trepça - Bashkimi | Përballjet e deritashme: TRE 1-2 BAS | Gjyqtarë: Atdhe Goçaj, Burim Berisha, Astrit Kasapolli. |
E diel, 18:00, Pejë | Besa - Kastrioti | Përballjet e deritashme: BES 2-1 KAS | Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Isa Prebreza, Egzon Maloku. |