DEKLARATA E PEJIC

balkanleague.net
‘I fituam 3 herë, ata arritën finalen’
9 April, 2015 @7:56
Trajneri i Kozuvit, Milos Pejic, natyrisht se ka qenë i zhgënjyer pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Prishtinës.
Ekipi i tij nuk e arriti finalen e ligës ballkanike, derisa në total kishte mposhtur 3 herë Prishtinën këtë stinor.
“Së pari e uroj Prishtinën që arriti finalen. Ky është sporti. Këtë stinor ne i mposhtëm ata tre herë dhe vetëm një ndeshje e luajtëm dobët, e ata shkuan në finale,” ka rrumbullakësuar Pejic, transmeton balkanleague.net.
“Dallimi nga ndeshja e parë ka qenë tepër i madh. Provuam t’i afrohemi, por ata luajtën edhe më mirë. Sidoqoftë, gjysmëfinalja në BIBL është sukses. Sigal Prishtina luajti fenomenalisht në Prishtinë dhe për këtë e arriti finalen,” ka thënë ndër të tjera Pejic, që ka treguar më tutje se ekipi i tij tani do të shikojë mundësitë që të fitojë diçka në Maqedoni.
Kozuv ka qenë njëri ndër ekipet më të mira të stinorit të rregullt në BIBL, derisa kishte mposhtur Sigal Prishtinën dy herë në kuadër të grupeve dhe së fundi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.