TOP 10 PLAYERS

Foto: Albi Gjoka/ Facebook
Prekazi, lojtari i javës në Superligë
7 April, 2015 @15:04
Basketbollisti i Vëllaznimit, Korab Prekazi, që me lojën e tij u dallua në fitoren e ekipit ndaj Bashkimit në Prizren, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i javës së fundit të Superligës, sipas Eurobasketit.
Prekazi që përfundoi ndeshjen me 29 pikë, 4 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të vjedhur, ka dalë përpara basketbollistëve të tjerë këtë fundjavë dhe ka arritur që të merr këtë titull për herë të parë në karrierën e tij.
Prekazi është njeriu kryesor te Vëllaznimi këtë stinor, me një mesatare impresive prej 14.9 pikëve për ndeshje. Skuadra nga Gjakova ka siguruar mbijetesën në Superligë, derisa 23 vjeçari që erdhi nga Trepça po tregohet si njëri ndër forcat kryesore të ekipit që po luan pjesën e mbetur të stinorit me përbërje 100% vendore.
Pas tij janë radhitur: Beqë Kovaçi (Besa), Mark Dawson (Bashkimi), Nikolay Baley (Kastrioti), Charles Hammork (Ylli), Derrick Washington (Ylli), Najee White (Ylli), Jozo Brkic (Peja), Artin Gashi (Ylli) dhe Drilon Hajrizi (Peja).
Për shkak se ndeshja Trepça-Prishtina është shtyer për një datë të pacaktuar dhe takimi nuk është zhvilluar, këtë javë janë llogaritur vetëm tre ndeshje nga Eurobasket.com.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Korab Prekazi | Vëllaznimi | ||
2 | Beqë Kovaçi | Besa | ||
3 | Mark Dawson | Bashkimi | ||
4 | Nikolay Balev | Kastrioti | ||
5 | Charles Hammork | Ylli | ||
6 | Derrick Washington | Ylli | ||
7 | Najee White | Ylli | ||
8 | Jozo Brkic | Peja | ||
9 | Artin Gashi | Ylli | ||
10 | Drilon Hajrizi | Peja | Burimi: (eurobasket.com) |