REFERËT E RINJ

Foto: basketbolli.com
Treshja e referëve nga Kosova, më të mirët e Europës!
7 April, 2015 @10:53
Treshja e gjyqtarëve të rinj nga Kosova, Dardan Maxhuni, Elion Obërtnica dhe Kushtrim Shala, gjatë javës së shkuar punuan me instruktorët më të shquar të FIBA Europës dhe FIBA-së në kampin më të madh për gjyqtarët e rinj të Europës, Scania Camp, në Suedi.
Gjyqtarët kosovarë ishin ndër më të dalluarit e këtij turneu, ku Dardan Maxhunit iu besua të referojë finalen e kësaj gare, derisa Obërtnica dhe Shala referuan ndeshjen e vlefshme për vend të tretë, ka bërë të ditur faqja zyrtare e FBK-së sot, duke premtuar gjithashtu se pas pjesëmarrjes së parë në këtë turne këtë herë, FBK do të vazhdojë përkrahjen e gjyqtarëve të rinj dhe të ngrisin numrin e tyre, të cilët mund të marrin edhe licencën e FIBA-së për referim në vijim.