RRUFE PEJANE

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja demolon Kastriotin
4 April, 2015 @21:24
Fituesja e Kupës së Kosovës dhe gjysmëfinalistja e ligës ballkanike, Peja, është treguar e pamëshirshme ndaj Kastriotit sonte për t’i mposhtur thellë me 50 pikë epërsi.
Rrufeja pejane ka goditur ferizajasit që në çerek të parë, kur 10 minutëshi përfundoi 32-7 në të mirë të verdhezinjëve.
Më pas, Peja mbante lojën në duar derisa me zëvendësime të shumta, Boris Kurtovic, i dha hapësirë thuajse gjithë lojtarëve në ndeshje.
E Kastrioti në anën tjetër, luajti tërë ndeshjen me pesëshen e parë!
Peja me këtë fitore ka marrë lidershipin përkohshëm nga Prishtina, derisa Kastrioti është shumë afër që të çojë avaerazhin në minus 500 pikë, duke regjistruar humbjen e 23-të të stinorit.
Statistikat ekipore
KASTRIOTI | PEJA | ||
Çereku i parë | 7 | 32 | |
Çereku i dytë | 11 | 16 | |
Çereku i tretë | 13 | 22 | |
Çereku i katërt | 16 | 27 | |
Kërcime | 26 | 22 | |
Asistime | 12 | 18 | |
Bllokada | 5 | 3 | |
Topa të vjedhur | - | 3 | |
Topa të humbur | 4 | 5 | |
Tentime për tre pikë | 2/20 | 9/37 | |
Tentime nga loja | 18/48 | 38/72 | |
Gjuajtje të lira | 9/16 | 12/16 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Nikolay Balev | 19 pikë | 9 kërcime | 4 bllokada |
2 | Flakron Sahiti | 14 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
3 | Visar Xhemajli | 10 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
4 | Armend Jashari | 2 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
5 | Gent Shabani | 2 pikë | 3 kërcime | - |
Statistikat individuale te Peja
1 | Jozo Brkic | 17 pikë | 8 kërcime | - |
2 | Drilon Hajrizi | 16 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
3 | Alban Veseli | 16 pikë | 2 asistime | 2 bllokada |
4 | Art Hajdari | 12 pikë | 1 asistim | - |
5 | Rron Grapci | 11 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Fisnik Rugova | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Nic Wise | 6 pikë | 2 asistime | - |
8 | Vigan Radoni | 5 pikë | 1 asistim | - |
9 | Mirza Muric | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Ardit Beqiri | 2 pikë | 1 asistim | - |