PRIZREN

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Vëllaznimi befason Bashkimin në Prizren
4 April, 2015 @20:16
Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të shënojë fitore të madhe në Prizren sonte duke e mposhtur Bashkimin me rezultat minimal 77-76.
Ekipi gjakovar ka treguar se çka i bëhet një skuadre nëse nënçmohet, të cilën e kurorëzuan me fitore në fund.
Fitorja e madhe e ekipit kuqezi erdhi pas lojës tepër të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ata ndalën prizrenasit në 23 pikë gjatë 20 minutëshit të fundit.
Bashkimi ia kishte nisur mirë ndeshjes duke krijuar 15 pikë epërsi në fund të pjesës së parë, por lëshimi i tillë i lojës, nuk ka ngjarë moti për skuadrën portokall-e-zi ku Vëllaznimi me meritë doli si fitues.
Më të dalluarit te ekipi i Vëllaznimit kanë qenë Korab Prekazi, Ujkan Karanezi dhe Imer Tahiri derisa te Bashkimi nuk mjaftoi performanca e mirë e Mark Dawsonit dhe Mujo Tuljkovicit.
Bashkimi pas kësaj befasie mbetet në vend të tretë me bilanc 16-10, derisa Vëllaznimi arrin kuotën e tetë fitoreve karshi 18 humbjeve që i ka.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Vëllaznimit ndaj Bashkimit këtë stinor.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 26 | 20 | |
Çereku i dytë | 27 | 18 | |
Çereku i tretë | 12 | 16 | |
Çereku i katërt | 11 | 23 | |
Kërcime | 43 | 31 | |
Asistime | 22 | 18 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Topa të vjedhur | 3 | 10 | |
Topa të humbur | 16 | 6 | |
Tentime për tre pikë | 6/25 | 8/30 | |
Tentime nga loja | 33/66 | 27/69 | |
Gjuajtje të lira | 4/5 | 15/27 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mujo Tuljkovic | 18 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Mark Dawson | 17 pikë | 13 kërcime | 2 bllokada |
3 | Tom Tankelewicz | 9 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
4 | Muhamed Hasani | 7 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
5 | Jasques Streeter | 7 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Adnan Mustafa | 7 pikë | 2 asistime | - |
7 | Altin Morina | 5 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | Kreshnik Juniku | 4 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
9 | Qëndrim Biraj | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 29 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Imer Tahiri | 14 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
3 | Ujkan Karanezi | 12 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Gent Zeka | 9 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
5 | Sami Hajzeri | 7 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Valon Gashi | 3 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
7 | Blend Matoshi | 3 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |