LEBRON JAMES

nba.com
Ewing, mbetet pas Lebron Jamesit
3 April, 2015 @14:33
Njëri ndër lojtarët më dominues në NBA, LeBron James, dje në ndeshjen kundër Miamit, bëri edhe një hap historik në karrierë.
Me 23 pikë të shënuara kundër ish skuadrës së tij, Miami Heat, King James e lë pas legjendën Patrick Ewing, për t’u ngjitur në pozitën e 20-të, në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së, me 24’837 pikë.
Jamesi pas ndeshjes, në lidhje me këtë rekord tha:
“Është një nder për mua. Kur isha i vogël, gjithmonë kam shikuar legjendat sikur këta dhe kam shpresuar që të luaj në NBA, me të vërtetë është një nder i madh”.
Katër herë MVP i zgjedhur James, këtë rekord e arriti në moshën 30 vjeçare, ndërsa përpara tij tani është Jerry West me 25’192 pikë të shënuara.
Video
LeBron James
Lista e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA
1 | Kareem Abdul-Jabbar | 38,387 | pikë | |
2 | Karl Malone | 36,928 | pikë | |
3 | Kobe Bryant | 32,482 | pikë | |
4 | Michael Jordan | 32,292 | pikë | |
5 | Wilt Chamberlain | 31,419 | pikë | |
6 | Shaquille O'Neal | 28,596 | pikë | |
7 | Dirk Nowitzki | 28,025 | pikë | |
8 | Moses Malone | 27,409 | pikë | |
9 | Elvin Hayes | 27,313 | pikë | |
10 | Hakeem Olajuwon | 26,946 | pikë | |
11 | Oscar Robertson | 26,710 | pikë | |
12 | Dominique Wilkins | 26,668 | pikë | |
13 | John Havlicek | 26,395 | pikë | |
14 | Kevin Garnett | 25,949 | pikë | |
15 | Paul Pierce | 25,872 | pikë | |
16 | Tim Duncan | 25,867 | pikë | |
17 | Alex English | 25,613 | pikë | |
18 | Reggie Miller | 25,279 | pikë | |
19 | Jerry West | 25,192 | pikë | |
20 | LeBron James | 24,837 | pikë | |
21 | Patrick Ewing | 24,815 | pikë |