Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL CLASICO

Barcelona fiton El Clasicon në Euroleague

euroleague.net

Barcelona fiton El Clasicon në Euroleague


2 April, 2015 @23:18

Katalonasit kanë mposhtur finalistin e stinorit të kaluar të Euroleague në Palau Blaugrana, me 5 pikë diferencë, 85-80. 

Pjesa e parë përfundoi baraz, edhe pse Reali kishte epërsi 8 pikëshe në çerek të parë. Në pjesën e dytë ndeshja shkoi kokë-për-kokë, ku katalonasit arritën të shënojnë një kosh më shumë për të marrë epërsinë 2 pikë diferencë para çerekut të fundit, për të fituar në fund 85-80, pas një loje tejet interesante. 

Mario Hezonja ka qenë koshashnuesi më i mirë te Barcelona me 15 pikë, derisa atij i ndihmuan edhe Brad Oleson e Maciej Lampe me nga 12 pikë të shënuara. 

Te Reali, më të dalluarit ishin Rudy Fernandez, që shënoi 20 pikë dhe Sergio Rodriguez me 17 të tjera që nuk arritën të ndalnin ekipin e tyre nga humbja e tretë në Grupin E

Real Madrid dhe Barcelona tash kanë bilanc të barabartë në këtë grup, duke e kryesuar atë me bilanc 10-3 të dy, para Maccabit 8-5 dhe Panathinaikosit e Albas me bilanc 7-6.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague