Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kosova, e ardhmja

borozani.com

Kosova, e ardhmja


2 April, 2015 @11:04

Njëri ndër basketbollistët më premtues në Turqi, Kenan Spahi, i cili luan për ekipin e Fenerbahçes ka dhënë një intervistë ekskluzive për Borozani.com

Pas pranimit të Kosovës në FIBA dhe përafrimit të basketbollistëve jashtë vendit për të pasur mundësi që të luajnë për Kosovën, Kenani ka dhënë vlerësimet e veta. 

-Mendimet e tua, për pranimin e Kosovës në FIBA ? 

Kenani: Është një vendim i vonuar, por është me rëndësi se jemi pranuar, Ballkani është një vend ku njerëzit jetojnë me sport, ku zhvillohen plotë sportistë, gjithashtu edhe Kosova është një vend i tillë, të jemi në arenën ndërkombëtare, do të thotë se mund t’i tregojmë aftësitë tona.

-Çka duhet të bëjë Federata tash e tutje, për zhvillimin e basketbollit kosovar?

Kenani: Në të vërtetë, tani fillon sfida. Duhet të punojnë më shumë dhe të jemi të suksesshëm, Kosova duhet të zbulojë talenta dhe të punojë për zhvillimin e tyre. Sikur unë dhe plotë lojtarë të tjerë, për qëllimet e tyre, duhen të dalin jashtë vendit, kjo është detyra kryesore e Federatës… Duhen të krijojnë kampe nëpër qytete të vogla, ta prezantojnë basketbollin, t’i dërgojnë nëpër kampe verore dhe të kujdesen për zhvillimin e tyre. Kosova duhet të ketë një trajner të mirë, të menaxhohet mirë sepse ka nevojë për këtë.

-Çka duhet të bëjnë të rinjtë?

Kenani: Asnjëherë nuk duhet të dorëzohen para ëndrrave të tyre, duhet të ëndrrojnë dhe të punojnë sa më shumë për t’i realizuar ato… Unë gjithmonë kam ëndrruar dhe ende i kam qëllimet e mia, kemi trajnerë shumë të mirë, duhet të punojnë me ta dhe t’i dëgjojmë sa më shumë.

-Yll Kaçaniku, Dardan Berisha edhe disa basketbollistë të tjerë, pranuan që të luajnë për Kosovën, nëse vjen ndonjë ftesë për ty a do të pranon të luash për Kosovën ?

Kenani: Me Erolld Belegun kemi një marrëdhenie shumë të mirë dhe jemi në kontakt, ata më ftuan në kombëtare dhe u ndjeva shumë i lumtur për këtë, të jem pjesë e këtij vendi për mua është shumë e rëndësishme, është një detyrë për mua që ta realizojë këtë në të ardhmen. Por për momentin, jam pjesë e një projekti afatgjatë të Turqisë, këtu duhet ta vërtetojë veten në mënyrën më të mirë, ngase ata më vlerësojnë dhe duhet ta përfundojë këtë detyrë.

-Ke ndonjë porosi për tifozët e ekipeve kosovare? 

Kenani: Deri më tani, ndeshjet i kemi luajtur në shtetin tonë, tani është koha që të luajmë në arenën ndërkomëtare, skuadra jonë do të na përfaqësojë në parket, derisa tifozët tonë jashtë parketit, kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë duhet të jemi Fair-Play.

—-

Pas një lëndimi që e kishte, Kenan Spahi, iu rikthye stërvitjeve dhe tash e tutje pritet të luaj më shumë për Fenerbahçen, pasi që ai është njëri ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Zeljko Obradovic, që drejton gjigantin turk. 

Kenani është 19 vjeçar aktualisht derisa muajin tjetër hyn në të njëzetat. Ai është shpallë lojtari më i mirë, MVP, i Kampionatit Europian të të rinjve, ku përfaqësoi Turqinë. 


Video

Kenan Spahiu



KAMPIONI

San Antonio siguron Play-Offin

NBA

San Antonio siguron Play-Offin

02/04/15 @ 10:57

PEJIC

‘Prishtina meritoi fitoren’

Balkan League

‘Prishtina meritoi fitoren’

02/04/15 @ 08:10

ILIEVSKI

‘Fokusohemi për fitore edhe atje’

Balkan League

‘Fokusohemi për fitore edhe atje’

02/04/15 @ 07:56

BAVCIC

‘Plisat, lojtar i gjashtë dhe i shtatë i Prishtinës’

Balkan League

‘Plisat, lojtar i gjashtë dhe i shtatë i Prishtinës’

02/04/15 @ 07:47

PRISHTINA

Demoluesit bardhekaltër

Balkan League

Demoluesit bardhekaltër

02/04/15 @ 11:36

LEGJENDA

Rekord karriere për fitore nga Harden

NBA

Rekord karriere për fitore nga Harden

02/04/15 @ 11:09

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga