BAVCIC

Foto: KB Prishtina
‘Plisat, lojtar i gjashtë dhe i shtatë i Prishtinës’
2 April, 2015 @7:47
Boshnjaku Edin Bavcic, që ishte statistikisht lojtari më i mirë i Prishtinës në fitoren e madhe ndaj Kozuvit mbrëmë, i ka falenderuar tifozët e ekipit për përkrahje, të cilët i ka cilësuar si lojtar i gjashtë dhe i shtatë i ekipit.
“Para së gjithash, do të dëshiroja t’i falenderoja tifozët tanë, Plisat, të cilët ishin lojtari i gjashtë dhe i shtatë yni. Pa dyshim, kjo ka qenë atmosfera më e mirë e stinorit, që na ndihmoi shumë. Tash duhet t’ia nisim të mendojmë për lojën e dytë, ku duhet të jemi maksimalisht të fokusuar,” ka thënë Bavcic për faqen zyrtare të Balkan League-së.
Bavcic përfundoi ndeshjen me double-double, derisa Prishtina krijoi avantazh mbi 20 pikësh për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të ligës ballkanike.