PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Krejt në Pallatin e Rinisë
1 April, 2015 @13:03
Skuadra e Sigal Prishtinës sonte pret Kozuvin maqedon në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të BIBL.
Bardhekaltërit janë shprehur të jenë të gatshëm për këtë ndeshje dhe kanë ftuar që përkrahja e tifozërisë të jetë në maksimum për këtë ndeshje.
Prishtina hyn në ndeshje pas 6 fitoreve me radhë në Balkan League dhe po kërkon të vazhdojë me këtë ritëm edhe ndaj Kozuvit.
Kozuvi kishte mposhtur Prishtinën në dy ndeshje të mëhershme të këtij stinori në BIBL, mirëpo ekipi i drejtuar nga Marjan Ilievski, tash është një ekip krejt tjetër nga atëherë.
Shitja e biletave për ndeshje fillon nga ora 15:00 te Newborni, derisa çmimi është vetëm 2 euro. Dyert e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve hapen në ora 18:00, derisa drejtuesit e klubit kanë premtuar edhe befasi të ndryshme për tifozë dhe lojëra shpërblyese.