VESELI

BOROZANI/Lis Dorambari
Drejt fitores spektakulare
1 April, 2015 @12:56
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Pejës këtë stinor, Alban Veseli, ka parashikuar fitore spektakulare për Pejën në ndeshjen e kthimit të Pejës ndaj Rilskit.
“Ka qenë ndeshje e vështirë. Çdo gjysmëfinale është e vështirë. Ne u kthyem në ndeshje dhe përfunduam atë në mënyrën më të mirë. Në Pejë javën tjetër besoj që do të shënojmë fitore spektakulare,” ka thënë Veseli për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
Veseli nuk ka qenë pjesë e pesëshes së parë dje ndaj Rilskit, por kjo nuk i ka penguar 25 vjeçarit që të bëhet njëri ndër koshashënuesit më të mirë të ndeshjes dhe njëri ndër basketbollistët më efiçient të ndeshjes me 13 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim të regjistruar.