PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari
Demoluesit bardhekaltër
2 April, 2015 @11:36
Ritmi i mirë që ka kapur Sigal Prishtina në ligën ballkanike, po bën që ekipi bardhekaltër t’i poshtërojë kundërshtarët e vetë në ndeshjet që i luan në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
Kështu, pasi që ia shkaktoi kundërshtarit çerekfinal, Craiovës, humbjen më të thellë të stinorit në të gjitha garat, Prishtina të njejtën ia bëri mbrëmë edhe Kozuvit të Maqedonisë.
Fitorja e Prishtinës me 24 pikë dallim ndaj ekipit gjevgjelias, u ka dhënë atyre humbjen më të thellë të këtij stinori në të gjitha garat.
Për më tepër, kjo është humbja e parë e Kozuvit me mbi 20 pikë epërsi në këtë stinor.
Humbjet më të thella të Kozuvit këtë stinor:
1 | Sigal Prishtina - Kozuv 85-61 | 24 pikë dallim | Balkan League | 1 prill 2015 |
2 | Rabotnicki - Kozuv 86-70 | 16 pikë dallim | Liga e Parë e Maqedonisë | 3 dhjetor 2014 |
3 | Karpos - Kozuv | 13 pikë dallim | Liga e Parë e Maqedonisë | 19 dhjetor 2014 |
4 | Kozuv - MZT Shkup | 12 pikë dallim | Liga e Parë e Maqedonisë | 28 mars 2015 |
5 | MZT Shkup - Kozuv | 12 pikë dallim | Liga e Parë e Maqedonisë | 12 mars 2015 |