GRUPI F

euroleague.net
Derbi i grupit, i takoi CSKA-së
3 April, 2015 @21:38
Skuadra e CSKA Moskës ka treguar edhe njëherë fuqinë e saj në elitën e basketbollit europian, duke e mposhtur Olympiacosin gjithmonë të rrezikshëm.
Ekipi rus ka pasur epërsi 7 pikëshe në fund të pjesës së parë, derisa këtë e rrezikoi në fund të çerekut të tretë kur grekët u treguan më të mirë.
Sidoqoftë në fund, gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë për ekipin vendas të drejtuar nga Dimitris Itoudis për të fituar 76-70 në fund.
Sasha Kaun, Sonny Weems dhe Milos Teodosic kanë qenë më të dalluarit në fitoren e CSKA-së. Kaun përfundoi ndeshjen me 16 pikë e 8 kërcime, Weems 16 pikë e 2 kërcime, derisa Teodosic me 14 pikë e 7 asistime.
Te Olympiacos, Georgios Printezis dhe Matt Lojeski ishin më të dalluarit me nga 16 pikë të shënuara.
CSKA vazhdon të ketë bilancin më të mirë në Euroleague, duke pasur 11 fitore krahas 2 humbjeve dhe duke ruajtur lidershipin e Grupit F, ndërsa Olympicaos është i treti në këtë grup, me 9 fitore e 4 humbje.