GRUPI F

Foto: Anadolu Efes/ Facebook
Efes përforcohet me fitore ndaj Milanos
3 April, 2015 @21:12
Skudra e Anadolu Efesit ka arritur të mposht Armani Milanon sonte në Stamboll për të përforcuar pozitën e katërt në Grupin F të Euroleague.
Ekipi nga Bosfori ka arritur që të dalë fitues në një ndeshje ku milanezët kishin epërsi gjatë gjithë pjesës së parë, duke u rikthyer në pjesë të dytë të saj.
Çereku i tretë u tregua të jetë vendimtar në këtë ndeshje, ku Efes ndali Armanin në 17 pikë, derisa shënoi 27. Këtë lojë e vazhduan edhe në çerekun e fundit për të fituar pa probleme në fund.
Francezi Thomas Heurtel shënoi 26 pikë dhe 5 asistime në fitoren e ekipit turk, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Nenad Krstic dhe Dario Saric, 22 përkatësisht 14.
Te ekipi italian, më të dalluar ishin Marshon Brooks dhe Alessandro Gentile me nga 17 pikë të shënuara.
Pas kësaj fitoreje, Efes ka bilanc 6-7 në Grupin F duke e zënë vendin e katërt, ndërsa Milano rëndohet në pozitën e gjashtë me bilanc 4-9.