MEDIA

BOROZANI/Lis Dorambari
Opcion i vetëm, fitorja
7 April, 2015 @10:36
Peja në ethe pret ndeshjen vendimtare gjysmëfinale të Balkan League që jep finalisitin e garës.
Fitorja me një pikë epërsi në Bullgari e Pejës nuk i jep avantazh të madh verdhezinjëve, mirëpo njëri ndër basketbollistët më të mirë të saj, Drilon Hajrizi, ka thënë se me tifozët e ekipit, opcioni i vetëm për Pejën është fitorja.
“Nuk kemi opcion tjetër përpos fitores në këtë ndeshje. Finalja është synimi ynë dhe këtë shpresojmë ta arrijmë para tifozëve tanë,” ka thënë Hajrizi për Kohën Ditore sot.
Për më tepër, fitorja e Pejës sonte do të tregonte se ata nuk kanë fituar rastësisht në ndeshjen e parë të zhvilluar në Sofje.
“Duhet të dëshmojmë se fitorja jonë në Bullgari nuk ka qenë e rastësishme, ndërsa na pret një ndeshje e fortë pasi që Rilski është skuadër cilësore,” ka shtuar më tutje ai për gazetën në fjalë.
Peja ka një pikë epërsi para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në BIBL dhe ka mundësi ideale që të shkruajë historinë e ekipit, por edhe të vendit duke u bërë ekipi i parë që arrin finalen e Balkan League, ligë kjo ku ekipet kosovare po kalojnë stinorin e dytë të pjesëmarrjes.