HAPI I FUNDIT

Foto: KB Peja/ Facebook
Ethet në Karagaç, nesër
6 April, 2015 @11:29
Fituesja e Kupës së Kosovës, Peja, nesër mbrëma ndeshet me Rilski Sportistin bullgar në kuadër të gjysmëfinales së Balkan League.
Verdhezinjtë kanë shënuar fitore minimale në Bullgari ndaj kundërshtarit të tyre javën e kaluar.
Me këmbë në tokë
Të gjithë e dinë se kjo epërsi nuk thotë shumë në basketboll, mirëpo të gjithë, shpresojnë në lojën e mirë para tifozërisë vendase në Karagaç dhe me ndihmën e publikut, Peja të arrijë finalen e parë në BIBL, për të shkruar historinë e këtij klubi dhe basketbollit kosovar.
Boris Kurtovic, ka deklaruar më heret se Peja do të bëj më të mirën për të arritur finalen, ndërsa trajneri i rivalëve ka thënë se ekipi i tij udhëton për fitore në Pejë.
Si kaloi ndeshja e parë gjysmëfinale?
Forcat kryesore vendore të Pejës, Drilon Hajrizi dhe Alban Veseli, që nisën ndeshjen e kaluar nga banka rezervë, gjithashtu kanë thënë se fitorja është imperativ.
Drejt finales shqipe në BIBL
“Besoj që në Pejë do të shënojmë fitore spektakulare,” kishte thënë Veseli pas ndeshjes me Rilskin për takimin e nesërm, derisa Hajrizi ka kërkuar që “Të shkruajmë historinë e basketbollit të vendit,” duke shpresuar në më shumë se përveç Pejës, edhe Prishtina të sigurojë finalen e ligës ballkanike dhe të tregojmë fitoren e madh të shqiptarëve në basketboll.
Ndeshja Peja-Rilski është paraparë të zhvillohet nga ora 19:30 në Karagaç, derisa transmetim kanë paralajmëruar RTV 21, BNT Wolrd dhe Sportmedia.tv.
Suksese Pejë, drejt finales!