KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari
Rilski shuan ëndrrën pejane
7 April, 2015 @20:43
Rilski Sportist është treguar shumë i fortë për Pejën sonte në Karagaç. Ekipi bullgar ka arritur të shënojë fitore shumë më të lehtë sesa që ka pritur para ekipit verdhezi dhe afro 3 mijë shikuesve në Karagaç.
Fitorja e madhe e Pejës si mysafir me rezultat minimal shkoi dëm sonte, kur në pjesën e dytë Peja nuk arriti rikthimin në lojë, por mysafirët thelluan edhe më shumë epërsinë për të siguruar finalen e ligës ballkanike.
Në çerekun e parë Peja e përfundoi atë me disavantazh të lehtë ndaj Rilskit. Bullgarët kishin tre pikë epërsi në fund të 10 minutëshit fillestar.
Më pas, edhe çereku i dytë shkoi thuajse barabartë, por edhe këtu bullgarët morrën 2 pikë epërsi, për të shkuar në pushim të pjesëve me 5 pikë.
Kur pritej rikthimi i Pejës në çerek të tretë, ata pësuan më së keqi, duke e humbur atë 16-26, për të hyrë në 10 minutëshin përfundimtar me 15 pikë minus.
Në çerekun e fundit Rilski krijoi epërsi të hatashme 22 pikëshe në total dhe 6 minuta para fundit të ndeshjes, Pejës iu shuan shpresat për finale historike.
Më pas, mbeti vetëm për tu përcaktuar rezultati final i ndeshjes, derisa Peja këtu u përshëndet nga liga ballkanike, e Rilski pret fituesin e ndeshjes Kozuv-Prishtina për finalen e madhe.
Zarko Rakocevic ishte më i dalluari në ndeshje. Rakocevic shënoi double-double prej 22 pikëve dhe 11 kërcimeve për Rilskin, derisa u ndihmua edhe nga dyshja amerikane Vernon Taylor me 19 dhe Jordan Norfleet me 14 pikë tjera.
Te Peja, përkundër se katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore, efiçenca e tyre nuk ishte e lartë sonte. Ndeshjen me më së shumti pikë të shënuara e përfundoi amerikani Nic Wise, duke shënuar 17 pikë, krahas 9 asistimeve, derisa pas tij u renditën Alban Veseli me 16 dhe Jozo Brkic me 14 pikë të shënuara.
Pas pak ju sjellim statistikat e ndeshjes
Statistikat ekipore:
PEJA | RILSKI | ||
Çereku i parë | 16 | 19 | |
Çereku i dytë | 19 | 21 | |
Çereku i tretë | 16 | 26 | |
Çereku i katërt | 15 | 16 | |
Asistime | 17 | 15 | |
Kërcime | 32 | 42 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Gjuajtjet e lira | 6/8 | 13/17 | |
Gjuajtjet nga zona | 27/67 | 30/61 | |
Gjuajtjet për tre pikë | 6/25 | 9/20 | |
Topa të vjedhur | 5 | 5 | |
Topa të humbur | 8 | 12 |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Nic Wise | 17 pikë | 2 kërcime | 9 asistime |
2 | Alban Veseli | 16 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
3 | Jozo Brkic | 14 pikë | 4 kërcime | - |
4 | Janou Rubin | 10 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Drilon Hajrizi | 9 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
6 | Rron Grapci | - | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Fisnik Rugova | - | 1 kërcim | 1 bllokadë |
Statistikat individuale te Rilski:
1 | Zarko Rakocevic | 22 pikë | 11 kërcime | 5 asistime |
2 | Vernon Taylor | 19 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Jordan Norfleet | 14 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Anthony Gugino | 6 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Simeon Iliev | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Todor Todorov | 5 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Zlatan Georgiev | 3 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Aleksandar Milov | 3 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Yordan Bozov | 3 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
10 | Darin Ivanov | 1 pikë | - | - |