RILSKI

balkanleague.net
Rakocevic-Taylor, dyshja që ia mohoi finalen Pejës
8 April, 2015 @9:10
Vernon Taylor dhe Zarko Rakocevic, ishin dy basketbollistët kryesorë të Rilski Sportistit, që e dërguan ekipin bullgar në finale të këtij stinori në Balkan League.
Të dy basketbollistët përkundër se luajtën mbi 30 minuta në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Rilskin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, që e humbën nga Peja, 63-62, nuk ishin në 100%-shin e tyre.
Këtë e kishte cekur trajneri i Rilskit, Rosen Barchovski, në deklarata e tij para dhe pas ndeshjes së parë me Pejën të zhvilluar në Sofje.
Deklarata e Barchovskit para ndeshjes së parë me Pejën
Deklarata e Barchovskit pas ndeshjes së parë me Pejën
E mbrëmë, dyshja në fjalë kishin kaluar sëmundjen (Rakocevic) dhe lëndimin e gjurit (Taylor), duke qenë lojtarët kryesorë në fitoren e ekipit të tyre për të arritur finalen e BIBL, 2014/15.
Taylor në ndeshjen e parë kishte luajtur me efiçencë minus 1, duke arritur të shënojë vetëm 6 pikë dhe 2 asistime në 37 minuta lojë. Rakocevic, në 31 minutat e tij të ndeshjes së parë kishte luajtur me 10 pikë e 10 kërcime.
E mbrëmë dyshja në fjalë, në 32 minutat e kaluara në parket ka pasur këto statistika. Malaziasi Rakocevic përfundoi takimin me efiçencë 33, duke shënuar 22 pikë, 11 kërcime, 5 asistime dhe 1 bllokadë, ndërkaq amerikani Taylor përfundoi ndeshjen me efiçencë 17, ku shënoi 19 pikë, 5 kërcime, 1 asistim dhe 1 top të vjedhur.
Rilski në finale pret fituesin e përballjes së sontme, Kozuv-Prishtina.
Peja këtë stinor arriti për herë të parë gjysmëfinalen e ligës ballkanike.