BARCHOVSKI

Foto: balkanleague.net
Prishtina në finale, ka cilësi për Eurocup
8 April, 2015 @13:41
Në një prononcim pas kualifikimit në finale në faqen zyrtare të ligës ballkanike, balkanleague.net, Barchovski ka thënë se është thuajse e pamundur të riktheshë disavantazhin prej 24 pikëve.
“Me 24 pikë diferencë nga ndeshja e parë, është thuajse e pamundur që të rikthehesh. Në këtë rast, është e vështirë edhe për Kozuvin, pasi që Sigal Prishtina ka një cilësi tjetër. Ata kanë arritur që të krijojnë një grup shumë të mirë lojtarësh dhe tashmë janë në nivel të lartë, të afërt me Eurocup. Pres që Prishtina të arrijë finalen,” ka thënë Barchovski për faqen në fjalë.
Sigal Prishtina sonte ndeshet ndaj Kozuvit në Gjevgjeli në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së ligës ballkanike.
Sigal Prishtina ka avantazh 24 pikësh nga ndeshja e parë.
Nëse arrihet finalja, Sigal Prishtina do të bëhet ekipi i parë nga Kosova që arrin finalen e një gare ndërkombëtare në basketboll në përgjithësi dhe të BIBL, në veçanti.