INFORMATORI

BOROZANI/D.S.
Njëra ndër xhirot më fair-play të stinorit
9 April, 2015 @8:11
Xhiroja e kaluar e Superligës, ku mungoi ndeshja Trepça-Prishtina, ka qenë nëjra ndër xhirot më të mira sa i përket fair-playit dhe respektimit të rregullave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në tre ndeshjet e zhvilluara përveç një gabimi teknik të basketbollistik boshnjak të Bashkimit, Mujo Tuljkovic, nuk ka pasur asnjë pikë tjetër për t’i dënuar apo gjobitur ekipet apo lojtarët.
Sipasi Informatorit të 26-të të stinorit të botuar nga FBK-ja në faqen zyrtare të saj, në tre ndeshjet e zhvilluara të fundjavës: Bashkimi-Vëllaznimi (200), Kastrioti-Peja (50) dhe Ylli-Besa (1000) ka pasur në total 1 mijë e 250 shikues, ku dominuan ata në Suharekë, që pa marrë parasysh kundërshtarin, po mbushin palestrën.