DERRICK ROSE

reuters
Rose kthehet me humbje
9 April, 2015 @9:56
Super ylli i pa fat i Chicago Bullsit, Derrick Rose, pas 20 ndeshjeve, është rikthyer në parket.
Rose, përafërsisht para një muaji, kaloi një operacion, pasi që kishte të lënduar meniskusin në këmbën e tij të djathtë, ndërsa me një rehabilitim të suksesshëm arriti të kthehet, pas njëzetë ndeshjeve mungesë, mbrëmë në ndeshje kundër Orlandos.
Edhepse Chicago e humbi ndeshjen kundër skuadrës nga Florida, më i rëndësishëm ishte rikthimi i Derrick Rose, i cili luajti gati 20-të minuta, shënoi 9 pikë, 2 asistime, 2 kërcime.
Demat e Chicagos, kanë bilanc prej 46 fitoreve e 32 humbjeve dhe gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Lindore, ku janë duke luftuar me Washingtonin dhe Toronton, për pozitën e tretë, në ndeshjet e mbetura të stinorit.
Video
Shënimi i parë i Rose-të pas 20 ndeshjeve